Rruga “Jakov Xoxa” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është shtruar më 18 dhjetor të këtij viti. Përfundimi i punimeve në këtë rrugë gëzoi banorët e kësaj pjese, të cilët ishin ankuar vazhdimisht, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, duket që gëzimi i tyre nuk do të zgjasë shumë.
Kjo pasi që, ende pa u bërë një muaj, kjo rrugë ka filluar të prishet.
Të paktën kështu duket në disa fotografi të realizuara sonte, të publikuara nga një banor i kësaj lagjeje./Gazeta Sinjali/