image "Nuk ka dorëzim, është detyrë të rezistojmë": Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut

Politikë

“Nuk ka dorëzim, është detyrë të rezistojmë”: Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut

news image

Sot në pjesën veriore të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja nëpër sheshet kryesore. Në këto grafite shkruhet “Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, “Nuk ka dorëzim – Brigada e Veriut”, “Këtu jemi”, “Është obligim i secilit të refuzojë”.

Grafite të tilla nga e ashtuquajtura ‘Brigada Veri’ janë shfaqur edhe më herët.

Për këtë policia e Kosovës ka konfirmuar se i ka nisur hetimet në lidhje me shfaqjen e këtyre grafiteve.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhën serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

/GazetaSinjali/