image Nuk ka bombë në aeroplan, kërcënimi ishte i rrejshëm

Siguri

Nuk ka bombë në aeroplan, kërcënimi ishte i rrejshëm

news image

Një alarm për bombë është ngritur sonte në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e një email-i kërcënues të pranuar nga stafi i aeroportit.

Në e-mail pretendohej se në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë, ishte vendosur një bombë.

Siç mëson Sinjali, kontrolli i detajuar konfirmoi se nuk ka bombë në aeroplan, kërcënimi ishte i rrejshëm.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se edhe ky kërcënim ishte njësoj sikur kërcënimet e pranuara ditë më parë, por që pas hetimit u provua që ishin të rrejshme.

Në vendin e ngjarjes akoma janë të gjitha njësitë policore si Njësia K9, Njësia Speciale si dhe Policë të Rendit Publik.

/GazetaSinjali/