image “Nuk ka asnjë dallim të madh që nuk e lejon koalicionin LDK-VV”

Politikë

Politikë/ “Nuk ka asnjë dallim të madh që nuk e lejon koalicionin LDK-VV”

news image

Zëdhënësi i LDK-së dhe kandidati për deputet, Besian Mustafa, ka thënë se nuk ka dallime të mëdha që nuk e lejojnë koalicionin LDK-VV.

Mustafa ka shtuar se janë duke punuar në arritjen e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në aspektet teknike të programit.

“Vjosa Osmani ka udhëtuar në Uashington, por grupet teknike dhe punuese kemi vazhduar takimet që të ndërtojmë ura ndërlidhëse. Nuk është sekret ne kemi dallime pasi që ne jemi të djathtë dhe Vetëvendosja e qendrës së majtë, por për hir të interesit të Kosovës qysh para zgjedhjeve kemi shprehur gatishmërinë për koalicion. Dallimet që i kemi pas bashkërisht i kemi tejkaluar dhe ne jemi të angazhuara që temat teknike t’i kemi të përgatitura. Pra që të mos kemi dallime programore dhe të kemi një program të përbashkët mes dy partive”, tha Mustafa.

Ai th se po punojnë që të kenë një koalicion LDK -VV, poashtu “janë pajtuar që kushdo që i fiton zgjedhjet ta marrë postin e kryeministrit”.

Mustafa, në Info Magazine tha se as për dialogun nuk kanë dallime të mëdha që mund të jenë shkak për mosarritje të koalicionit.

“Për momentin nuk shohim asnjëra palë një temë që nuk na lejon koalicion. Nuk besoj që kemi ndonjë temë të tillë dhe besoj që dallimet do t’i zgjidhim për të krijuar një qeveri të përbashkët. Mund të mbetet ndonjë detaj që më pas do të zgjidhim, por për momentin nuk shoh asnjë dallim të madh”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/