image "Nuk jetove asnjë sekondë si njeri i zakonshëm dhe nuk kishe si të vdisje i tillë", Maks Velo në syrin e miqve, politikanëve, gazetarëve

Art & Dizajn

Shqipëri/ “Nuk jetove asnjë sekondë si njeri i zakonshëm dhe nuk kishe si të vdisje i tillë”, Maks Velo në syrin e miqve, politikanëve, gazetarëve

news image

Pas lajmit të trishtë për largimin e tij nga jeta të arkitektit shqiptar, Maks Velos, reagimet kanë qenë të panumërta.

Miq, gazetarë, artistë e politikanë e kujtojnë Maksin për vlerat e veçanta të karakterit e punën që la pas.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkruan se ikja e Velos lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e quan Velon ‘mendje të bukur’ që i dha shumë artit shqiptar.

Për kryedemokratin Basha, Maks Velo do të mbetet një misionar i pakompromis me artin dhe desidencën e tij të mishëruar në telajo, arkitekturë dhe në libra.

I trishtuar për ndarjen nga jeta të shokut të tij, zv/ ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli shkruar: “Paç  paqen e pasosur!…mik, koleg, shok…”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quan Maks Velon një nga simbolet e protestës:”

Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh.

Largjimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të!

U prefsh në paqe Profesor Maks”


Pirro Thomo, një nga miqtë e Maks Velos u shpreh se edhe ata që nuk e donin e respektonin sepse ishte një artist shumë dimensional.

Kishte një karakter të fortë, dallohej dhe idealet e tij mund të sakrifikohej, dënohej, por i mbante deri në fund. Për mendimet dhe idealet e tij dërgohet me një burgim shumëvjeçar. Nuk u ligështua, por doli më i fortë, po ai Maks që ka qenë mbeti. Kjo ishte karakteristikë kryesore, i çiltër, i zoti dhe i direktë, pa kompromis”, u shpreh Thomo.

Gazetari Blendi Fevziu e kujton Velon me një foto të përbashkët e me një bisedë ku Maksi kritikonte rrënimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë.

 Ti nuk jetove asnje sekonde si njeri i zakonshem dhe nuk kishe si te vdisje i tille. Ketij qyteti do t’i mungoje nje artist me pak, nje antikonformist me pak, nje dashnor i vertete me pak, nje arkitekt me pak, por mbi te gjitha, nje QYTETAR me pak!
Ne kete foto ne Sheshin Skenderbej, ne intervisten tende te fundit ne kete bote, ne Shkurt, me erdhi keq kur ndersa flisje per masakren urbane dhe trashegimine e rrenuar kulturore, te degjova qe the: “Ne jemi njerez te papergatitur per epoken modern”. Me vjen akoma me keq, qe asnje nga ne nuk mundi te ta hiqte kete bindjen, me te cilen u nise per ate bote. Do na mungosh shume Maks Velo”, shkruan Fevziu. /Gazeta Sinjali/