image Nuk iu bind urdhrave, policët në Ohio nxjerrin zvarrë nga vetura burrin e paralizuar (VIDEO)

Botë

Nuk iu bind urdhrave, policët në Ohio nxjerrin zvarrë nga vetura burrin e paralizuar (VIDEO)

news image

Policia në Ohio të ShBA-ve ka nxjerrë zvarrë nga vetura një person, i cili kishte të paralizuar dy gjymtyrët e poshtme.

Policia atë e përplasi për toke siç e tregon videoja e publikuar më poshtë.

Videon e ka siguruar nga policia NBC nga Dayton, ku shihen dy policë që urdhërojnë shoferin Clifford Owensbee të del nga mjeti që e voziste gjatë bllokimit të trafikut.

Njëri prej policëve i thotë shoferit se duhet të del nga mjeti për ta kontrolluar, por ai kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Madje kërkoi nga policët që t’i telefonojnë kujdestarit të tij, por ata e tërhoqën zvarrë.

Derisa po e mbanin për tokë, njëri prej tyre i vendosë prangat e burri me ngjyrë kërkonte ndihmë.

Deri më tani nuk është zbuluar identiteti i policëve, e përfaqësuesi i policisë në Dayton Jerome A. Dicks, ka thënë se policët i kanë ofruar ndihmë kur ua ka bërë me dije se është paraplegjik./GazetaSinjali/