image Nuk i pritet në kolonë, bën tejkalim në kahje të kundërt dhe rrezikon biçiklistin

Sinjalizime

Nuk i pritet në kolonë, bën tejkalim në kahje të kundërt dhe rrezikon biçiklistin

news image

Një veturë e tipit “Mercedes”, ka bërë tejkalim në kahje të kundërt sot në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje ku shihet një grua duke bërë tejkalim të rrezikshëm, kështu duke e rrezikuar edhe një biçiklist.

Sipas sinjalizuesit rasti ka ndodhur këtë pasdite.

“Vetura ka tejkaluar në kahje të kundërt. Ajo rrezikoi një biçiklist atu afër sepse nuk iu pritke në kolonë”, tha sinjalizuesi.

Këtë pasdite, rrugët e Fushë Kosovës kanë qenë të mbushura me kolona të gjata, saktësisht para qendrave tregtare.

/GazetaSinjali/