image Nuk i bindet urdhërave të Policisë për t'u ndalur, merren masa ndaj tij

Siguri

Nuk i bindet urdhërave të Policisë për t’u ndalur, merren masa ndaj tij

news image

Më datë 28 nëntor, rreth orës 23:30 në Gjilan është arrestuar një person, për shkak se i njëjti derisa ka qenë duke ngasur makinën e tij është urdhëruar nga zyrtari policor që të ndalohet, shkruan Gazeta Sinjali.

I njëjti nuk e ka respektuar urdhërin e zyrtarit policor dhe ka vazhduar tutje me makinë.

Pas këtij veprimi, i dyshuari është kapur nga njësitet përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. 15 Qershor, Gjilan 28.11.2020-23:30. Është arrestuar  një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti me veturë nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor, për ndalim të veturës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin 24 orësh të PK-së.

/Gazeta Sinjali/