image “Nuk ekziston Covidi këtu, asnjë me maskë”, ankohet qytetari për mos zbatimin e masave në Prevallë

Sinjalizime

“Nuk ekziston Covidi këtu, asnjë me maskë”, ankohet qytetari për mos zbatimin e masave në Prevallë

news image

Sot e diele, shumë qytetarë kanë dalë për të shijuar natyrën në Prevallë.

Përkundër shifrave të larta të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, në këtë vend turistik sot pati qytetarë të shumtë.

Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues shihet grumbulli i njerëzve. Kjo padyshim që është papërgjegjësi e madhe ku po rrezikohet shëndeti i të gjithëve.

“Nuk ekziston Covidi këtu, shikoni sa njerëz, asnjëri me maskë, të gjitha restorantet të mbushura, askush nuk i zbaton masat e Covidit” ka thënë sinjalizuesi.

Ndryshe, në Kosovë janë në fuqi masat kundër Covid-19, të cilat ditëve në vazhdim edhe mund të bëhen më rigoroze.

 /Gazeta Sinjali/