Sot e diele, shumë qytetarë kanë dalë për të shijuar natyrën në Prevallë.
Përkundër shifrave të larta të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, në këtë vend turistik sot pati qytetarë të shumtë.
Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues shihet grumbulli i njerëzve. Kjo padyshim që është papërgjegjësi e madhe ku po rrezikohet shëndeti i të gjithëve.
“Nuk ekziston Covidi këtu, shikoni sa njerëz, asnjëri me maskë, të gjitha restorantet të mbushura, askush nuk i zbaton masat e Covidit” ka thënë sinjalizuesi.
Ndryshe, në Kosovë janë në fuqi masat kundër Covid-19, të cilat ditëve në vazhdim edhe mund të bëhen më rigoroze.