Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek semaforat në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Një grup i të rinjve kanë pësuar aksident pas orës 21:00, përveç dëmeve materiale që kanë pësuar në veturë, ata nuk kanë respektuar orën policore.
Edhe pse me vendim të qeverisë në kryeqytetet nuk është e lejuar të lëvizet pas orës 21:00, për shkak të situatës me pandemi, një veturë është aksidentuar.
Në një fotografi të publikuar, shihet që vetura e markës “Golf”, është aksidentuar dhe ka pësuar dëme materiale./ Gazeta Sinjali/