Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke u penguar vazhdimisht në kryerjen e detyrave të tyre, ku në disa raste edhe po sulmohen fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur me 29 dhjetor në Prishtinë, ku një person që po drejtonte automjetin e tij, gjatë pranimit të një tikete për kundërvajtje duke mos i respektuar urdhërat, ka tentuar t`i sulmoj fizikisht zyrtarët policorë.
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë
Prishtinë 29.12.2020-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa drejtonte automjetin e tij dhe gjatë pranimit të një tikete kundërvajtje duke mos i respektuar urdhëratë ka tentuar ti sulmoj fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.