KRU “Prishtina” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Dardania, në rrugën “Idriz Gjilani”, për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve.
“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve. Faleminderit për mirëkuptim!“, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!