Një rast i dhunës psikike në familje ka përfunduar me arrestimin e një 60-vjeçari në Mitrovicën e Jugut, pasi bashkëshortja dhe djali i tij kërkuan ndërhyrjen e Policisë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është G.K. 60 vjeçar, ndërsa ankues janë bashkëshortja e tij L.K. 58 vjeçare dhe djali D.K. 24 vjeçar.
Sipas informacioneve, familjarët kanë deklaruar se i dyshuari kishte ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj tyre. Ata kanë thënë se ai nuk e lejonte bashkëshorten të punonte, e fyente me fjalë ofenduese dhe krijonte vazhdimisht atmosferë frike në familje.
Situata dyshohet se kulmoi kur G.K. mori një gotë qelqi dhe e theu mbi tavolinën e bukës, duke bërtitur, veprim që, sipas ankuesve, u shkaktoi frikë dhe ndjenjë pasigurie.
Edhe pse nuk kërkuan trajtim mjekësor, bashkëshortja dhe djali kanë kërkuar masë mbrojtëse.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!