image Automjeti futet në turmë gjatë “Berlin Pride”, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Evropë

Automjeti futet në turmë gjatë “Berlin Pride”, një i vdekur dhe 16 të plagosur

news image

Një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një automjet u fut në turmë gjatë aktivitetit “Berlin Pride”, të shtunën mbrëma në kryeqytetin gjerman.

Sipas BBC-së, incidenti ndodhi rreth orës 22:00, sipas kohës lokale, në parkun Tiergarten, ku një automjet i bardhë, i ngjashëm me një minifurgon ose SUV të vogël, goditi pjesëmarrësit.

Policia e gjeti më vonë automjetin të braktisur në Tiergarten, ku dyshohet se ishte përplasur me një pemë.

Autoritetet gjermane kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi në të gjithë Berlinin. Mijëra zyrtarë policorë janë angazhuar në aksion, ndërsa po përdoren helikopterë dhe kamera termike.

Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që të dorëzojnë fotografi dhe video që mund të ndihmojnë në hetime.

I dyshuari është përshkruar si një burrë i njohur më parë për autoritetet dhe i lidhur me rrethin islamist, por ende nuk është arrestuar.

Kryetari i Berlinit, Kai Wegner, e cilësoi ngjarjen si “sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe mendjehapur”.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e quajti incidentin “akt të tmerrshëm” dhe premtoi hetim të plotë dhe ndëshkim të autorit.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, identiteti i plotë i drejtuesit dhe nëse në ngjarje mund të kenë qenë të përfshirë persona të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/