image Ekskluzive | E sulmuan para familjes në një qendër tregtare në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar pas më shumë se dy javësh

Ekskluzive

Ekskluzive | E sulmuan para familjes në një qendër tregtare në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar pas më shumë se dy javësh

news image

Dy persona kanë përfunduar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një burrë në një qendër tregtare në Prishtinë, derisa ai ndodhej së bashku me familjen.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuar janë Liridon Hoti, 34 vjeçar dhe Besnik Marovci, 39 vjeçar ndërsa viktimë është S. C. 41 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja kishte ndodhur më 9 korrik, rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në lagjen Veternik, ku viktima, derisa ishte së bashku me familjen, dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas hetimeve, Policia arriti t’i identifikojë të dyshuarit dhe t’u dërgojë ftesë për paraqitje në stacion policor.

Burimet e Sinjalit konfirmojnë se më 25 korrik, Liridon Hoti dhe Besnik Marovci janë paraqitur në Polici, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/