Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar të premten në lagjen Arbëria në Gjilan, ku gjatë kontrollit të një shtëpie është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se mbahej pa autorizim.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Valon Isufi, 27 vjeçar.
Sipas informacioneve, njësia e hetimeve, duke zbatuar një urdhërkontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të markës “Zoraki” kalibër 7.65 mm, një karikator dhe një fishek.
Arma dyshohet se mbahej pa leje të organeve kompetente dhe, sipas procedurës, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve balistike.
I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që procedura të vazhdojë në rrugë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!