Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se sot bashkë me me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, kanë mbajtur takimin e radhës me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Sipa Rukiqt, në këtë takim kanë sqaruar se kredimarrësit që shtyjnë shlyerjen e borxheve gjatë pandemisë nuk do të kenë interes shtesë nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë.
“Përfundimisht e kemi sqaruar që:
– Bankat nuk mund të aplikojnë interes ndëshkues, për periudhën e shtyrjes së kredisë;
– Interesi i rregullt duhet të perllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë, në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë;
– Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizës, nuk do të ndikon në prishjen e rejtingut, të asnjë klienti”, ka shkruar Rukiqi në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/