image Nuk do ta besoni se çka bëri Japonia për t'i përballuar temperaturat e larta

Botë

Bora artificiale/ Nuk do ta besoni se çka bëri Japonia për t’i përballuar temperaturat e larta

news image

Për herë të parë në histori Japonia ka testuar sistemin ftohës që prodhon dëborë artificiale.

Ideja vjen për ta përdorur këtë sistem në lojërat olimpike verore që do të zhvillohen vitin tjetër në Tokio.

Shkaktarë u bënë temperaturat e larta gjatë verës së kaluar nga ku vdiqën 65 persona. Ky sistem u testua gjatë një gare me kanoe por prova e parë nuk pati sukses.

Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi të ulë temperaturat ndaj japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri në prag të lojërave olimpike.

Gjatë verës në Tokio temperaturat arrijnë deri në 35 gradë celsius, ndërkohë që në çdo stadium olimpik do të jenë vendosura pajisje të ndryshme që do të shpërndajnë dëborë.

Përveç se uljes së temperaturave ajo do të krijojë një spektakël të vërtetë duke e mbuluar fushën me një shtresë të bardhë.