Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer shqiptar. Ai ka arritur që me zërin unik dhe ëmbëlsinë e tij të bëjë për vete një numër të madh të njerëzve. Krahas që është aktiv në muzikë dhe rrjete sociale, Butrinti është tejet i lidhur me familjen, i cili nuk heziton që herë pas here të publikojë imazhe me ta, transmeton Gazeta Sinjali.
Anipse është tejet i talentuar në muzikë e vallëzim, Butrinti i ka “marrë zemrën” shumë vajzave me bukurinë e tij. Këtë bukuri siç duket artisti e ka të trashëguar nga prindërit e tij, të cilët në bazë të disa imazheve të publikuara duken që nuk “dinë” të plaken. Prindërit e artistit së fundmi kanë shkuar për pushime në Turqi, ku nga atje shfaqen gjithë buzëqeshje përkrah njëri-tjetrit.
Përveç që janë prindërit e njërit prej këngëtarëve më të njohur në trojet shqiptare, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: Shkumbinin dhe Agnesën. Të mendosh që fëmijët e tyre janë të moshës 28, 25 dhe 23 vjeçare, ndërsa prindërit e tyre duken sikur të mos kenë asnjë ditë mbi 30 vjeç, tregon qartë se fëmijët e tyre kanë paraardhës që të lënë me gojë hapur.
Butrinti tash e dy vite e gëzon epitetin e të qenurit daja i një vajze aq të bukur dhe të ëmbël me emrin Arjona. Arjona e vogël ka zënë një vend shumë të veçantë në zemrën dhe jetën e këngëtarit, por jo vetëm. E vogla e familjes Imeri ka një faqe Instagrami ku numëron afër 7 mijë ndjekës, siç duket fama e dajës së saj po e ndikon atë që në moshë të vogël.
Ndryshe, “Dream Girl” është projekti i fundit muzikor i Butrintit në bashkëpunim me Nimon. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/