image Nuk do ta besoni arsyen pse kjo familje qëndroi 9 vjet e mbyllur në shtëpi
[wp-story id="814678"]

Botë

Botë/ Nuk do ta besoni arsyen pse kjo familje qëndroi 9 vjet e mbyllur në shtëpi

news image

Të mbyllur në bodrumin e fermës së tyre për nëntë vjet, pa kontakte me botën e jashtme, në pritje të fundit të botës.

Një familje holandeze jetonte e izoluar në një qytet në qendër të vendit deri kur para disa ditësh djali më i madh, 25 vjeç, la shtëpinë dhe u shfaq në lokalin më të afërt të zonës duke rrëfyer në mënyrë konfuze detajet e çështjes që policia tani po e heton.


Disa medie holandeze raportuan ngjarjen që doli në dritë pasi policia bëri një kontroll në fermën e Ruinerwoldit. Në shtëpinë e izoluar nga shtëpitë e tjera, agjentët gjetën një shkallë të fshehur pas një dollapi që çonte në një bodrum, ku gjetën një burrë të sëmurë për shkak të një iktusi të pësuar, si dhe gjashtë fëmijët e tij, të moshës midis 18 dhe 25 vjeç, të paregjistruar në zyrat e shtetit.

Nga rindërtimet e para dhe falë historive të treguara nga djali i madh, duket se familja jetoi për nëntë vjet e izoluar plotësisht dhe se disa nga fëmijët as nuk e dinin që bota ishte e banuar nga njerëz të tjerë. Babai, 58 vjeç, tani nën arrest, i kishte detyruar ata të jetojnë në bodrum, duke pritur fundin e botës. Policia gjithashtu beson se është e mundur që nëna e djemve të jetë varrosur në fermë.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Ruinerwold, Roger de Groot, tha se “kurrë nuk kishte parë një situatë të ngjashme”.