Kryendeshja e javës në Ligue 1 është zhvilluar mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, transmeton Sinjali Sport.
Lideri i elitës franceze, PSG si nikoqire triumfoi ndaj rivalit Lyonit me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Paquetas në minutën e 54-të.
Neymar barazoi me anë të penaltisë në të 66-ën minutë.
Megjithatë për golin e përmbysjes u kujdes Mauro Icardi, pas asistimit të Mbappes.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse Messi në të 76-ën.
Parisienët edhe me këtë fitore gjenden të parët me 18 pikë, përderisa mysafiret nga Lyoni kanë 8 pikë në pozitën e shtatë.
Pas përfundimit të këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, ku golashënuesi i vetëm te Lyoni, Paqueta, kishte më të mirën 7.8.
Nga radhët e vendasve, Neymar kishte më të lartën 7.6, kurse Messi i dyti me notë 7.5.
Shaqiri tek mysafirët ishte i treti me notën më të lartë, 7.0.