Kosova pësoi një humbje zhgënjyese ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.
Dardanët pësuan humbje me rezultat minimal 1-0, teksa ndeshjen e përfunduan pa dy lojtarë në fushë pasi Aliti dhe Muric u ndëshkuan me të kuq.
‘Sofascore’ ka bërë të ditur notat e lojtarëve të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes.
Lojtari më i vlerësuar ishte Lirim Kastrati i cili kishte notën 7.4 dhe fitoi të gjitha duelet (7/7), teksa kishte 56 prekje, bëri katër ndërhyrje, tre spastrime, dy ndërprerje aksionesh e kompletoi dy driblime.
Dy lojtarët e tjerë më të vlerësuar të Kosovës ishin Vedat Muriqi e Mirlind Kryeziu, të dy me notën 7.1.
Ndërkohë futbollisti me notën më të ulët të ndeshjes e kishte Fidan Aliti, i vlerësuar me notën 5.8.
Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon sërish në “Fadil Vokrri”, ndaj Irlandës Veriore të enjten.