Roma priti Lazion në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A, që njihet ndryshe si “Derbi i Romës”, transmeton Sinjali Sport.
Kjo përballje njihet si e zjarrtë në Itali, ku shpesh sjell spektakël, për shkak që të dy skuadrat janë nga i njëjti qytet dhe luajnë të njëjtin stadium.
“Giallorossët” e mposhtën rivalin nga qyteti Lazion me rezultat të pastër 2-0.
Henrikh Mkhitaryan dhe Pedro Rodriguez realizuan golat në këtë përballje.
Të dy skuadrat luajtën për një vend në Evropë, ndërsa ndajnë ato pozita që i kishin para se të fillonte ndeshja, pozitën e gjashtë (Lazio 67 pikë) dhe vendin e shtatë (Roma 61 pikë).
Vedat Muriqi u paraqit nga minuta e parë, mirëpo po vazhdon me paraqitje të zbehta, duke u notuar me notën ndër më të voglën 6.4, por lojtari me notën më të ulët ishte Pepe Reina 6.0.
Homologu i Reinas, portieri i Romës Daniel Fuzato dhe Henrikh Mkhitaryan me notën 8.0 ishin më të mirët në këtë ballafaqim.
Notat e futbollistëve në këtë përballje nga sajti “Sofa Score”: