Tottenhami zhvilloi ndeshjen e radhës ndaj Muras në Conference League, raporton Sinjali Sport.
Rezultati përfundimtar në këtë ballafaqim ishte 5-1 për vendasit.
Spurs kanë realizuar dy gola brenda tetë minutave të parë, duke treguar formën e lartë herët sot.
Londinezët kaluan në epërsi në minutën e tretë, me anë të golit nga pika e bardhë prej Dele Alli.
Më pas, përmes Giovani Lo Celso, shënoi në të 8-ën minutë golin e dytë.
Mirëpo pjesë e dytë filloi më mirë për mysafirët, të cilët ngushtuar shifrat, me anë të Ziga Kous që realizoi në minutën e 53-të.
Harry Kane me tre gola mbylli çështjen e fituesit në këtë takim, në 20 minutat e fundit.
Kjo fitore e gjen, Tottenhamin në pozitën e parë të Grupit G me katër pikë, përderisa Mura ende nuk ka asnjë pikë.
Pas ndeshjes “Sofa Score” publikoi notat e ndeshjes.
Harry Kane pas paraqitjes fantastike mori notën më të lartë 9.2, derisa Giovani Lo Celso, me 8.6, tregoi formën e lartë.
Portieri mysafir, Matko Obradovic, u vlerësua me notën 5.0, duke qenë dështimi i ndeshjes.