image Notat e futbollistëve: Manchester City – PSG, shkëlqen Mahrez, dështon Di Maria

Futboll

Notat e futbollistëve: Manchester City – PSG, shkëlqen Mahrez, dështon Di Maria

news image

Gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Manchester Cityt dhe PSG ka përfunduar në të mirë të anglezëve, raporton Sinjali Sport.

Skuadra  e Guardiolës e mposhti me rezultat 2-0 PSG-në, në ndeshjen e kthimit duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë.

Riyad Mahrez është heroi i Cityt, i cili i realizoi dy golat, njëkohësisht futbollisti me notën më të lartë 9.8 nga sajti “WhoScored”.

Në anën tjetër te parisienët ishte Angel Di Maria futbollisti me notën më të ulët në ndeshje 5.5 si dështimi i ndeshjes pas kartonit të kuq.  

Nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në mes Chelseat dhe Real Madrid, ku në ndeshja e parë përfundoi pa fitues 1-1. /Gazeta Sinjali Sporti/