Kombëtarja e Kosovës e mbylli ciklin kualifikues në Kampionatin Botëror me një barazim ndaj Greqisë.
“Dardanët” barazuan me rezultat 1 – 1, derisa ndeshja ishte e barabartë.
Më i dalluari te Kosova, ishte i inkuadruari Edon Zhegrova që nga “Whoscored” u vlerësua me notën 7.8, pasuar nga Amir Rrahmani me 7.5.
Ndërsa, ‘dëshpërimi’ ishte mbrojtësi Fidan Aliti me 6.4, notë me të cilën u vlerësua edhe Mërgim Vojvoda.
Notat e të gjithë futbollistëve:
Kosova i mbyll kualifikueset në grupin B duke u renditur në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë në tetë ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/