Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Nora Istrefi ka uruar festën e Bajramit me disa fotografi tërheqëse.
Këto fotografi këngëtarja i ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ku numëron mbi 934 mijë ndjekës.
“Happy Eid Mubarak”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e imazheve, në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq e flokë kaçurrela.
Sot, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, e cila njëherit është edhe festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit.
Këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Jena nda” në bashkëpunim me tekstshkruesin e njohur shqiptar, Irkenc Hykën. Kënga është publikuar më 27 korrik dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/