image Nora Istrefi shfaqet tejet atraktive në bikini

Bota e Yjeve

Showbiz/ Nora Istrefi shfaqet tejet atraktive në bikini

news image

Nora Istrefi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.

Ajo ka arritur që me ëmbëlsinë dhe zërin unik t’i bëjë për vete publikun, transmeton Sinjali.

Së fundmi artistja ka vendosur që t’i kalojë pushimet verore së bashku me vajzën Reneen, në shtetin e Turqisë.

Disa pamje nga këto pushime, Nora i ka publikuar sot në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 965 mijë ndjekës.

Këngëtarja shfaqet në plazh, e veshur me bikini ngjyrë të kuqe dhe pa grim. Këto fotografi ajo ka vendosur t’i shoqërojë me mbishkrimin për diellin, ku ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/B2BmeKDJVAH/

Ndryshe, Nora është duke shijuar suksesin e këngës “Jena nda” në bashkëpunim me kantautorin e njohur shqiptar, Irkenc Hyka. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/