image Nol Nushi i PSD-së i shpall kampion të servilizmit Arbër Rexhajn e Armend Mujën

Politikë

Nol Nushi i PSD-së i shpall kampion të servilizmit Arbër Rexhajn e Armend Mujën

news image

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, thotë se nëse deputetët e VV-së  Armend Muja dhe Arbër Rexhaj do të garonin në garën ku matet servilizmi ndaj Albin Kurtit do të shtyheshin fyt për fyt me njëri tjetrin për vendin e parë.

Nushi ka ironizuar në Facebook me dy bashkëpartiakët e Kurtit pas deklaratave të këtyre të fundit në lidhje me liderin e partisë së tyre Albin Kurtin.

“Nëse kish pasë garë ku matet servilizmi ndaj liderit te partisë, Arbëri me Armendin ishin shty fyt’a’fyt për vend të parë”, ka shkruar Nushi.

Deputeti Rexhaj kishte deklaruar se “Kurti bart vlera më të çmuara se veteranët e UÇK-së” kurse deputeti Muja ka deklaruar se “Albin Kurti do të përfundojë si lideri i Kosovës”.

/GazetaSinjali/