image Noizy përleshet me policinë teksa u ndihmon të pastrehëve

Bota e Yjeve

Showbiz/ Noizy përleshet me policinë teksa u ndihmon të pastrehëve

news image

Rigels Rajku i njohur me emrin artistik si Noizy, është përleshur me policinë.

Noizy në një lidhje direkte me Top Channel, ka thënë se është sulmuar nga forcat e Policisë së Shqipërisë.

”Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të vështirë për të nxjerrë soletat, më vonë shkojmë nga stadiumi dhe gatuajmë, unë u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim dhe më thanë që ushqim ka boll, por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth. Jo unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend, por këtu qëlloi dhe këtu jam, ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj, fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb nuk ka lidhje qyteti fshati. Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi ”, citohet të ketë thënë ai.

Më tutje, ai ka treguar se njëri prej pjesëtarëve sipas tij ka tentuar ta sulmojë atë.

Shikoj se ka ardhur Forcat Renea dhe njëri prej këtyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar. Unë nuk jam fëmijë, por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk jam dolën. Jam çarë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noizy, por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë.”/Gazeta Sinjali/