Rigels Rajku i njohur me emrin artistik si Noizy, ka thënë se disa organizata po i vjedhin ndihmat dhe po i shesin ato.
Këto deklarata rep-artisti i ka bërë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Fillimisht me anë të disa videove ai ka treguar se në secilin kamp të ndërtuar po vidhen ushqime e veshmbathje.
“Mjafton të pysni njerzit qe jan aty, dhe do kuptoni qe ka organizat hajdutesh qe vjedhin dhe shesin, nuk po them qe e ben shteti kete, e ben privati, Por shteti duhet të reagoj se sben dhe të marri masa per kta maskarenj“, ka shkruar ai në mbishkrimin e videove.
Më tutje, ai ka sqaruar se ndihmat nuk po i vjedh populli, por organizatat.
Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 40 viktima, dy prej të cilëve kanë qenë nga Kosova./Gazeta Sinjali/