Kur bëhet fjalë për Noizyn të gjithëve na vijnë në mendje aventurat tij. Por vetë reperi shqiptar së fundmi ka treguar se udhëton pafund. Në një intervistë për Jonidas’Room ai ka thënë se për 24 orë ka udhëtuar në 6 shtete.
“Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy, i cili ka pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë dhe shumë pak koncerte./GazetaSinjali/