image Noizy dështon në koncert, fansat mezi e dëgjojnë teksa këndon live - VIDEO

Bota e Yjeve

Noizy dështon në koncert, fansat mezi e dëgjojnë teksa këndon live – VIDEO

news image

Reperi i famshëm, Noizy tash e dy dekada në tregun muzikor vazhdon të jetë i preferuari i publikut. Ai së fundmi ka publikuar albumin e ri “Alpha” që u pritet mirë nga fansat e tij, ndërsa kënga “JMB2” u bë virale, sidomos në rrjetin social “TikTok” ku publikoheshin vazhdimisht kërcimet e Luiz Ejllit gjatë qëndrimit në BBV2 bashkangjitur me këtë këngë, shkruan Gazeta Sinjali.

Noizy me gjithë suksesin e tij, i ka të panumërta mbrëmjet muzikore ashtu siç i ka të panumërt edhe fansat.

Megjithatë, jo çdo gjë ka shkuar siç duhej në një nga koncertet e tij të fundit.

Fansat kanë shpërthyer në komente negative gjatë momentit kur këngëtari këndoi live e zëri i tij nuk duket në formën më të mirë të mundshme.

“Tash se po këndon Lulzim Basha”,

“I doli zëri i vërtetë”,

“Po nuk është për live ky, është për playback”, ishin vetëm disa nga komentet e tyre.

/GazetaSinjali/