image Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani futet në rend dite

Politikë

Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani futet në rend dite

news image

Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani, është futur në rend dite për seancën e Bundestratit (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë), kështu ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

Ai ka bërë të ditur se në pikën e 23 të rendit të ditës mbetet shqyrtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani.

“Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje. Shëndet dhe sukses”, ka shkruar Cani.

/Gazeta Sinjali/