image Njofton SBASHK-u: 452 punonjës të arsimit dërgohen për pushime në Shqipëri

Arsim

Njofton SBASHK-u: 452 punonjës të arsimit dërgohen për pushime në Shqipëri

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se ka dërguar 452 mësues për pushime në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga SBASHK-u kanë njoftuar se këtë vit në dërgimin e mësuesve në Shqipëri do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

Këtë traditë e  ka nisur  të dielën e 20 qershorit  grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më  27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë  nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin  e punëtorëve arsimor  në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia, SBASHK vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar  të anëtarëve të vet nga e tërë Kosova.

Pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të SBASHK-ut  kanë ardhur në përfundim  se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452  pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

Këtë traditë e  ka nisur  të dielën e 20 qershorit  grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më  27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë  nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve.

Përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut  në vitet në vijim.

Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit  do ta përgëzojnë  SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale  ndaj të përzgjedhurve për këto pushime.  /Gazeta Sinjali/