Qeni i Ushtrisë së Kosovës, “Stake” ka shpëtuar deri më tani jetën e një personi nga tërmetet në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu i njëjti qen ka arritur që gjatë ditës së djeshme të lokalizojë trupat e dy personave të pajetë në rrënojat e Thumanës.
Deri më tani 30 persona kanë vdekur nga tërmetet që kanë goditur Shqipërinë, ndërsa më shumë se 600 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.
Përveç, FSK-së edhe ekipe të Policisë së Kosovës janë duke ndihmuar autoritet në Shqipëri për të shpëtuar banorët e prekur nga tërmetet./Gazeta Sinjali/