Situata është më e trishtueshme në fshatin Labovë të vogël në Shqipëri. Shtëpitë e ngelura në këtë fshat numërohen me gishtat e një dore.
“Fshati ka patur 65 shtëpi. Kemi qenë më shumë se 70 veta fuqi punëtore. Ka patur jete akttive e me rini”, tregon Jano Kuleta, banor i zonës.
Zoica Xhavara braktisjen e fshatit e lidh me mungesën e rrugës, dhe shërbimeve minimale për të jetuar.
“Rrugë s’kemi, ujë s’kemi. Për një copë rrugë e kanë lënë fshatin tonë shkretëtirë”, tregon Zoica Xhavara, banore e fshatit
“Njerzit u larguan se u mbyll shkolla. Pastaj e panë jetën më të mirë dhe kanë ikur në Greqi dhe në Gjirokastër”, tregon Jano Kuleta, banor në këtë fshat.
Frika nga vetmia do të jetë shkaku kryesor që do detyrojë Athinanë dhe burrin e saj të largohen nga fshati.
“Po mos të kesh njerëz dihet që vetmia, vetmi sjell. Ne ç’të bëjmë të rrimë vetëm? Do ikim edhe ne nga fshati”, tregon Athina Kuleta, banore e zonës.
Në këto kushte Gjirokastra ka një evolucion defiçitar të popullsisë, ku shumë ikin e të tjerë plaken.