image Njësia Speciale vendoset në rrugën për Jarinje

Siguri

Njësia Speciale vendoset në rrugën për Jarinje

news image

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur në rrugën për Jarinje.

Njësia Speciale po monitoron aty situatën, një ditë pasi Kosova ndaloi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës. Policia ka bërë të ditur se tubimi i tyre ka përfunduar dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident.

Në mesin e personave që u panë në këtë tubim janë ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Gjatë kësaj kohe, serbët kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë “votuar” disa nga të pranishmit.

Nga aty, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi./GazetaSinjali/