image Njësia e Reagimit të Shpejtë kap të riun në Ferizaj me substanca narkotike

Siguri

Njësia e Reagimit të Shpejtë kap të riun në Ferizaj me substanca narkotike

news image

Konsumimi i drogës në Kosovë është një ndër dukuritë shqetësuese që po prek në veçanti të rinjtë. Janë të shumta rastet kur Policia has në persona që posedojnë, shesin apo shpërndajnë substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Brahim Ademi” në qytetin e Ferizajt, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një person të cilit i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sinjali mëson se për shkak të posedimit të narkotikëve, i dyshuari L.T., është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Substanca që iu gjet të dyshuarit është konfiskuar, ndërsa ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

/GazetaSinjali/