image Njëri në Fushë Kosovë, tjetri në Viti, arrestohen dy burra që ushtruan dhunë ndaj grave të tyre

Raporti/ Njëri në Fushë Kosovë, tjetri në Viti, arrestohen dy burra që ushtruan dhunë ndaj grave të tyre

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për ushtrimin e dhunës psikike për pesë muaj me radhë ndaj bashkëshortes së tij, në Fushë Kosovë.

Me këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dhunë në familje gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në fshatin Remnik të Vitisë. Aty, policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për shkak të sigurisë është dërguar në strehimore. Kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/