Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti dhe këmbësorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në orën 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, i cili lajmëroi se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
“Sot në ora 09:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Gjithashtu, raportohet se nga aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata.