image Këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë dërgohet në spital - Sinjali

Këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë dërgohet në spital

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë një këmbësor ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor.

Gjithashtu ai deklaroi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin