image Autobusi godet një këmbësor në Prishtinë

Siguri

Autobusi godet një këmbësor në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur mes autobusit dhe këmbësorit, ku si pasojë personi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./GazetaSinjali/