image Vetura godet këmbësorin në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Siguri

Vetura godet këmbësorin në rrugën Ferizaj-Prishtinë

news image

Një këmbësor ka mbet i lënduar, pasi që është goditur nga një veturë në mëngjesin e sotëm, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret edhe njësiti i trafikut. /GazetaSinjali/