Në fshatin Makovc të Prishtinës ka ndodhur një dhunë familjare, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmjen e vonshme të së mërkurës, ku një vajzë e ka thirrur Policinë për ta raportuar sulmin.
Sipas burimeve, ajo është sulmuar nga nëna dhe nga tre vëllezërit e saj e pastaj edhe ka pranuar tretman mjekësor.
Sinjali mëson se është iniciuar vepër penale ndaj të dyshuarve megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. /Gazeta Sinjali/