image Një vajzë në Drenas rrihet nga babai dhe vëllai, intervenon Policia

Dhunë/ Një vajzë në Drenas rrihet nga babai dhe vëllai, intervenon Policia

news image

Një vajzë në Drenas është rrahur nga vëllai dhe babai i saj.

Policia ka njoftuar se babë e bir janë arrestuar pas rrahjes, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gllogoc 23.02.2020 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën femër kosovare, vajzën respektivisht motrën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/