Sot në qendër të Prishtinës te Katedralja, një vajzë duke shkuar në punë është sulmuar nga 5 qenë në mes të ditës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka bërë të ditur, një anëtar i viktimës, i cili thotë se këto ngjarje duhet të merren seriozisht.
Tutje, ai shkruan se këtë herë ishte motra e tij, por herën tjetër mund të jetë fëmija apo motra e dikujt tjetër.
Kujtojmë që qentë endacakë, sidomos në kryeqytet janë bërë problem i madh, pasi shpesh qytetarët po bëhen cak i sulmeve të tyre. /Gazeta Sinjali/
Shkrimi i tij i plotë në grupin “Network Prishtina”:
Përshëndetje NP,
Motra ime edhe pse është shumë e dashur ndaj qenve po edhe ka qenë në shtëpi si dhe shumicën e ditëve i ushqen duke shkuar në punë është sulmuar në qendër të qytetit nga 5 qenë më saktësisht tek Katedralja në mes të ditës. Deri kur më kështu do të vazhdojmë ?Po të ishte ndonjë fëmijë apo ndonjë grua shtatzënë në ato momente çfarë do të ndodhte? Këto ngjarje të fundit duhet ti marrim me seriozitet me të madh!!Para kësaj ngjarje ishin edhe shumë fëmijë të tjerë të sulmuar. Kësaj radhe ishte motra ime, po herën tjetër fëmija, motra, gruaja e kujt do të jetë?