Një tjetër tërmet ka goditur sot Shqipërinë, ku dridhjet janë ndier edhe në Kosovës. Tërmeti ka qenë prej 2.5 ballësh që ka goditur sot Shqipërinë.
Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash. Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta.
Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit.
Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të ECSM, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë.