image Një tjetër person në Durrës i infektuar me koronavirus, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Një tjetër person në Durrës i infektuar me koronavirus, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

news image

Një 51-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid 19, duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve në Durrës, përfshirë dhe viktimën e parë të këtij virusi.

I diagnostikuari është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin infektiv të Tiranës për trajtim të specializuar.

Dy netë më parë pacienti ishte paraqitur me simptoma pneumonie në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe nuk ka treguar datën reale të hyrjes në Shqipëri.

Përmes sistemit TIMS është konstatuar se 51-vjeçari ka gënjyer duke dhënë një datë më të hershme, ndërsa rezulton se ka më pak se dy javë që është kthyer nga Gjermania dhe e shoqja nga Milano. Pasi i është nënshtruar testit të tamponit, përgjigjja e të cilit ka rezultuar pozitive, ai është dërguar në spitalin e infektivit në Tiranë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkohë, në Shqipëri ka shkruar në 89 numri i të prekurve me koronavirus. Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç./GazetaSinjali/